Ka ndodhur

Në kërkim për drogë, arrestohet 54-vjeçari nga Tirana

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

“Si rezultat i një pune të vazhdueshme është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nërkohë, në kuadër të operacionit “Tragjasi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, janë kapur edhe dy shtetas të tjerë pas sekuestrimit të 53 lëndë kanabisi. Policia thotë se 54-vjeçari në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, ka kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa në disa parcela, në fshatin Tragjas.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Tragjasi”, finalizuar rreth 6 muaj më parë nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me forcat policore të Stacionit të Policisë Orikum, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, si dhe u sekuestruan 53 lëndë narkotike cannabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta, ka vijuar puna për kapjen e shtetasit që ishte shpallur në kërkim”, vijon policia në njoftimin e saj.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë