Rend dhe Ligj

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet vlonjati

Një 37-vjeçar nga Vlora është arrestuar sot nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Policia thotë se është vënë në pranga Denis Hysaj, 37 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Vlorë.

Sipas policisë, 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë