Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, kapet 51-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 51-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi Ardjan Nexhipi alias Ardian Alliaj, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij është bërë i mundur në “Rrugën e Dibrës”, në kryeqytet.
Ndaj 51-vjeçarit, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Emigracion i paligjshëm”.
Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë