Policia Kufitare në Kukës ka ndaluar një kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.
Policia thotë se në pranga është vënë shtetasi me inicialet B. S, 48 vjeç, banues në Kosovë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pasurisë në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë dhe me Interpol Tiranën, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë arrestimin provizor të shtetasit B. S., 48 vjeç, banues në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinë, shtetasi rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.