Rend dhe Ligj

Në kërkim ndërkombëtar, dy të arrestuar në Rinas

Dy persona në kërkim ndërkombëtar janë kapur sot në Rinas për llogari të Italisë dhe Kosovës. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se kapja e tyre u bë nga Policia Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Të njëjtat burime sqaruan se në pranga ka rënë shtetasi shqiptar me inicialet A.P., 40 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma, ndërsa ai do të ekstradohet drejt Italisë.
Gjykata e Venecias ka lëshuar për të urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Ndërkohë në Rinas u kap edhe shtetasi kosovar me inicialet R.Xh., 39 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë