Ka ndodhur

Në kandidim për drejtues i Prokurorisë së Sarandës, Sali Hasa tërhiqet pasi nuk plotësonte kushtet

Sali Hasa prokurori që u vu ditën e sotme në pranga nga SPAK, kishte kandiduar për garën si drejtues i Prokurorisë së Sarandës. Por Hasa ishte tërhequr në muajin maj pasi nuk plotësonte kushtet. Në atë kohë KLP kishte ndërprerë verifikimet e pasurisë për prokurorin Hasa.

Ndërkohë, SPAK ka nisur hetimet rreth një vit më parë kur nën vëzhgim u vendos një grup i strukturuar kriminal i përfshirë në trafikun e drogës.

Nga hetimet doli në dritë një aferë korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Prokurori i Sarandës kishte nën hetim shtetasin Emiljano Mirani, i akuzuar për plagosje të lehtë me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta, por ai e ka pushuar çështjen me ndërhyrjen e motrës së të dyshuarit Elsona Papa që dyshohet se i dha ryshfet prokurorit për të liruar vëllain.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë