Futboll

Në grup me Shqipërinë, Spaleti: Askush nuk është i lumtur të përballet me Italinë

Gazeta Si – “Disa lojtarëve u pëlqen më shumë fantafutbolli se futbolli, duhet të kuptojmë diferencën dhe ne jemi duke punuar për këtë. Kur jam në stol dhe këndoj himnin e Italisë, është diçka unike”, - ka thënë së fundi trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti.

Italia bën pjesë në të njëjtin grup me Shqipërinë në Europianin e Gjermanisë dhe këto skuadra luajnë mes tyre më 15 qershor në Dortmund për ndeshjen e parë në grup. Trajneri italian është munduar të ngrejë lart moralin, duke theksuar se skuadra që drejton është kampione Europe dhe nuk ka kthim prapa.

"Duhet të ndihesh pjesë e diçkaje dhe t’i japësh një sens jetës. Impenjimi duhet të jetë një motiv konstant, sepse jemi pjesë e një kombëtareje dhe duhet të tregojmë vlera. Duhet të tregojmë se fanella e Italisë është një dhuratë që na është bërë dhe duhet të japim gjithçka për të.

Jemi kampionët në fuqi, nuk mund të kthehemi prapa, duke mbajtur flamurin e Italisë mbi shpatulla. Asnjë nga kundërshtarët tanë nuk është i lumtur që do të ndeshet me ne, duhet të bëjmë detyrën tonë në fushë. Duhet të kujtohemi si një skuadër që ka luajtur futboll ‘të egër’. Duhet impenjim, kurajë dhe sakrificë”, - ka shtuar trajneri Spaleti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë