Futboll

Në gjurmët e babait, Mick Shumaker mund të debutojë në F 1

Në karantinë është stërvitur më shumë se më parë sepse në të ardhmen e tij është Formula 1. Ai është Mick Schumacher që, për talent e mbiemër, është i destinuar të përsërisë gjurmët e të atit. 2021 mund të jetë viti i duhur për të bërë kapërcimin e madh në timonin e Alfa Romeos. Shumë do të varet nga rezultatet në këtë vit të dytë në Formula 2, nëse do të garohet, sepse gjermani kërkon ta fitojë atë vend duke punuar në pistë. Pastaj operacioni i marketingut do të ndikojë, por Mick nuk do një rol dytësor.

Dyert e hapura tek Alfa falë Ferrarit në të cilin bën pjesë përmes projektit Driver Academy: skuadra satelit e Maranellos është gati ta mirëpresë krahëhapur. Ndoshta në krah të Antonio Giovinazzi, duke qenë se Kimi Raikkonen mund të tërhiqet në moshën 42 vjeçare. Një shenjë e fatit, duke qenë se ishte pikërisht finlandezi që zëvendësoi të atin Michael Schumacher tek Ferrari në kohët e tërheqjes së parë nga garat. Ndërkohë, Mick po punon të kthehet në pistë me F2 team Prema, pas debutimit një vit më parë me ulje e ngritje. Një fitore, ndonjë pozicionim i rëndësishëm dhe disa gabime, por që i kanë shërbyer për tu rritur. Rrugëtimi i tij është shënjuar, por duhen akoma shumë km eksperiencë për të mos u djegur. Mbiemri është kartëvizitë, por peshon shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë