Futboll

Në gjermani ka pakënaqësi, të vegjlit kërkojnë para nga Bayern

Klubet e vegjël të Bundesliga-s nuk janë dakord dhe kërkojnë një shpërndarje më të mirë të drejtave televizive duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Për shkak të krizës së krijuar nga Coronavirus, pjesa më e madhe e klubeve gjermane po kërkojnë më shumë të ardhura nga të drejtat televizive, në mënyrë që të përballojnë humbjet e këtij sezoni.

Siç raporton Kicker, SC Paderborn, Fortuna Düsseldorf dhe Union Berlin kanë arkëtuar 3.437 milionë euro secili në sezonin 2019/20, ndërsa Borussia Dortmund 32.417 milionë euro, dhe Bayern Munich 45.066 milionë euro.

Protesta kryesohet, mes të tjerëve, nga Jan Lehman, anëtar i këshillit administrativ të Mainz-it: “Duhen ndarë të ardhurat e Bundesliga-s në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në mënyrë të barabartë dhe duke bërë të mundur më shumë të ardhura për kategorinë e dytë. Klubet duhet të marrin edhe një pjesë të të ardhurave nga shitja ndërkombëtare e të drejtave televizive. Kjo mund të duket e padrejtë nga disa klube, por pyetja e vetme është: çfarë kampionati duam?”.

Sipas Lehman, raporti i shpërndarjes së të drejtave televizive mes klubeve të mëdha dhe të vegjël ishte 1 me 2, ndërsa tani po ndryshon në 1 me 4. Një pabarazi që, sipas tij, “duhet të marrë fund sepse shkatërron konkurrencën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë