Para

Në fund të 2023-shit BSH hodhi më pak para në treg. Parashikohet të blejë 330 mln euro në 2024-n

Nga Gazeta 'SI' - Në tremujorin e fundit 2023, Banka e Shqipërisë hodhi në treg 47.7 mld lekë në ditë, mesatarisht, me maturim 1-13 javor. Nga tremujori i dytë i vitit, shuma u reduktuar me rreth 7 mld lekë.

Reduktimi thotë BSH, ka ndodhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve të qeverisë për dy muajt e fundit të vitit. Në tetor, tregut të parasë i mungonin 60 mld lekë dhe në  dhjetor treguesi ra në nivelin e 40 mld lekëve.

Për të njëjtën kohë, paratë në llogarinë e qeverisë ranë me 10 mld lekë, në 23.5 mld.

Ndikim pozitiv në tregun e lekut pati edhe blerja e mbi 5 mld lekëve valutë për të njëjtën periudhëë.

Në total gjatë vitit 2023, paraja në qarkullim është rritur me një shumë afër 6.8 miliardë lekë kundrejt rreth 23 miliardë lekë në dy vitet e mëparshme.

Për vitin 2024 Banka e Shqipërisë synon të blejë 250-330 milionë euro me 20 ankande.

Kursi i këmbimit Eur/Lek arriti një mesatare 104 lekë, por brenda tremujorit ra me 2.8%.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023, MFE ka maturuar marrëveshjen SWAP për 85 milionë Euro, duke e çuar në 0. Megjithatë, pritja është për përdorim sërish të këtij opsioni gjatë vitit 2024, pasi MFE ka kërkuar shtimin e shumës së mundshme në 50 miliardë lekë kundrejt 25 miliardë lekë që parashikon marrëveshja bazë midis institucioneve. Në veprime të tjera, janë blerë 2.1 milionë Euro nga MFE të fondeve të programit IPA.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë