Ekonomi

Në Europë tregu i punës do të jetë më rezistent sesa ai i SHBA

Tregu i punës së Europës po përjeton lëvdata nga ekonomistët sepse mund të ndihmojë në ndalimin e humbjeve masive të vendeve të punës përgjatë pandemisë nga koronavirusi.

Teksa pushimet masive të punonjësve nga puna priten me frikë në ShBA, analistët nuk presin të njëjtin trend papunësie në Eurozonë. Kjo pasi në Europë rregullat ligjorë e bëjnë të vështirë për kompanitë t’i pushojnë punëmarrësit e njëkohësisht inkurajojnë vazhdimin e punësimit të tyre në kohëra krize. Këto lloj rregullimesh ligjore ndonjëherë shihen si frenim i rritjes ekonomike, por mesa duket përhapja e furishme e koronavirusit në europë po i tregon vlerat e tyre.

“Modeli europian i tregut të punës, i cili njihet që të ketë pengesa në përshtatjet me ndryshimet strukturore, është më i fuqishëm e rezistent ndaj homologut të tij amerikan ndaj goditjeve të mëdha por të përkohshme, si kriza e ardhur nga koronavirusi.”, shkruan për Bloomberg këtë javë ekonomisti i Goldman Sachs Group Inc, z Jan Hatzius.

Gjermania, Franca dhe Italia, të cilat së bashku bëjnë gati dy të tretat e ekonomisë së eurozonës,  kanë masa ligjore favorizuese për punonjësit të cilat i lejojnë këta të fundit të marrin rrogë ndonëse mund t’a kenë ndërprerë ( lënë përkohësisht) punën. Këto vënde i janë përgjigjur krizës duke i forcuar këto programe ndihmuese për punonjësit e tyre, duke zotuar kështu miliarda euro për mundësimin e pagave të punonjësve.

“Unë kam një mesazh për bizneset: Nëse gjëndeni në vështirësi mos i pushoni njerëzit tuaj të punësuar”, ka thënë ministri i punës i Francës Muriel Penicaud javën e kaluar për televizionin francez BFM TV. “Rikuperimi ynë do të jetë më i shpejtë e më i fuqishëm nëse ju nuk i pushoni ata”

Gjermania gjithashtu e përqafon këtë lloj qasjeje ndaj punëmarrësve. Ministri i ekonomisë Peter Altmaiter ka thënë se qëllimi kryesor i qeverisë është të ulë dëmin e Covid-19 në shëndetin e ekonomisë dhe “asnjë kompani e shëndetshme nuk duhet të falimentojë si dhe as edhe një nuk duhet humbur”.

Ndërkohë vëndet si ShBA-ja e Anglia po garojnë për të krijuar një sistem të tregut të punës që të reagojë sa më mirë ndaj goditjes të koronavirusit. Madje disa prej tyre po mendojnë e për gjëra komplet të reja e kjo veçse për të lehtësuar sa më shumë dëmin nga ky virus tek punëmarrësit dhe e tëra me shpresën se kjo paralizë e përkohshme nuk do të kthehet në një goditje afat-gjate ekonomike.

Sipas z. Hatzius të Goldman Sachs nivelet e rritjes të papunësisë parashikohen të jenë të ndryshme për vënde të ndryshme. Në ShBA parashikohet 5.5 % rritje në nivelin e papunësisë ndërsa në Gjermani më pak se 2.5% e kjo falë programeve në ndihmë të punëmarrësve që ofrohen në vëndet e zhvilluara të BE-së.

“Janë ekzaktësisht llojet e programeve për të cilat kemi nevojë tani,” shprehet Laurence Ales, një profesor i ekonomiksit në universitetin Carnegie Mellon të Pittsburgh-ut në Pensilvani. “Kritika e zakonshme e programeve mbështetës të punëmarrësve është se ajo nuk i lejon këta të fundit kollaj që të kërkojnë për një punë të re. Por tani në jemi në shtetrrethim, e ti nuk ke për të vajtur e për të kërkuar për një punë të re.”

ShBA përsëri pritet të mbetet një lidere përsa i përket fuqisë ekonomike e aftësisë së saj rikuperuese pas kësaj krizeje.

Pasi kalimit të pandemisë, ekonomistët presin një përmirësim më të mirë të situatës ekonomike në ShBA sesa në BE. Bloomberg Economics parashikon ShBA-në të pësojë një tkurrje ekonomike prej 0.5% krahasuar me kontraktimin prej 2% që pritet në euro-zonë.

Ekonomistët prej kohësh e kanë sulmuar fleksibilitetin e tregut të punës në Europë si një nga aryset se pse ekonomia atje është më pak dinamike se ajo e ShBA-së.

Në një raport të fundit të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror mbi avantazhin konkurrues, ShBA-ja renditet e 3-ta përsa i përket fleksibilitetit të tregut të punës ndërsa Gjermania e 18-a, Franca e 35-ta dhe Spanja e 58-a.

Por ajo çfarë normalisht shihet si dobësi për Gjermaninë, Francën, Spanjën e Italinë , tashmë, nga politikanët e këtyre vëndeve, po konsiderohet si një kollonë kyçe në e kalimin të kësaj krizeje.

Franca e ka thjeshtëzuar procesin e kompanive për të marrë ndihmë financiare për mungesat e stafeve të punës. Italia ka rritur në mënyrë sinjifikative programet e asistenës financiare për bizneset. Më parë në Itali bizneset me më pak se 5 punonjës nuk mund të merrnin këto lloj benefitesh që po marrin tani në këtë periudhë krizeje.

Qeveria e Gjermanisë ka pranuar të ofrojë pagesa rrogash e për punonjësit e përkohshëm si dhe të ndërprejë kërkesat e numrit të caktuar të punonjësve mbi të cilat kompanitë mund të përfitojnë subvencion. Sipas një gazete gjermane, Handelsblatt, pritet që rreth 76,700 biznese të reja të behen pjesë e këtyre programeve të reja për ndihmesën e ekonomisë si dhe të preken e 2.2 milionë punonjës të tjerë.

Ndërsa në Spanjë stafet e punës që përkohësisht nuk po punojnë po marrin siguracion të papunësisë. Qeveria atje po i inkurajon kompanitë që punonjësit t’a lejnë punën përkohësisht e jo të pushohen.

Por ekonomia në Spanjë fatkeqëisht pritet që të përjetojë një hov në papunësi pasi ka një numër shumë të lartë punonjësish të përkohshëm e me kontrata afat-shkurtëra, madje shumë prej tyre i përkasin industrisë së turizmit. Nëse pandemia vazhdon për një kohë më të gjatë seç pritet, kompanitë dhe qeveritë europiane do të detyrohen të realizojnë shpenzime e më të mëdha për programet e tyre në ndihmë të punëmarrësve. /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë