Art dhe Kulture

Në Brazil, të burgosurit që lexojnë libra mund të dalin nga burgu

Brazili ka disa nga burgjet më problematike të botës. Ata janë gjithmonë të mbipopulluar dhe është shumë rrëmujë. Vetëm këtë vit, më shumë se 130 të burgosur janë vrarë nga problemet me bandat  e ndryshme brenda burgjeve. Dhe të burgosurit vazhdimisht kërkojnë një rrugëdalje nga ai vend. Por mesa duket ata e kanë.

Disa nga të burgosurit më famëkeq të cilët mbahen në burgjet federale të Brazilit do kenë mundësinë të lexojnë 12 vepra letrare, filozofike, shkencore apo klasike, me anë të të cilave do mund të shkurtojnë 48 ditë nga dënimi i tyre çdo vit, deklaroi qeveria.

Vetëm disa libra të caktuar mund të futen në programin e leximit, duke përfshirë klasikët brazilianë dhe të huaj si dhe libra fëmijësh për të burgosurit që janë duke mësuar të lexojnë. Librat me tema dhune janë të ndaluar. Ka një maksimum prej 12 librash në vit. Admilson Rodrigues për shembull po shërben kohën e  tij me burgim 10 vite për trafik droge, por po e ul dënimin dalëngadalë me leximin.

Të burgosurit do kenë deri në 4 javë kohë për të lexuar çdo libër dhe të shkruajnë një ese e cila duhet “të ketë paragrafë të saktë, të mos ketë korrigjime dhe ta ketë shkrimin sa më të lexueshëm”, kështu shkruhej në njoftimin e publikuar në gazetën lokale.

Një panel special do vendosi se cilët të burgosur do marrin pjesë në programin e quajtur “Liri përmes Leximit”.

“Një person mund të dali nga burgu me shumë dije dhe me një vizion të madh për botën”, tha avokati Andre Kehdi i cili drejton një projekt për dhurimin e librave nëpër burgje.

“Dhe padyshim që do largohen si njerëz më të mirë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë