Futboll

Në Botërorin e 2026-s me Pep Guardiolën në krye, Anglia tenton goditjen e madhe

Gazeta Si – Trajneri katalanas është në majën e listës së drejtuesve të futbollit anglez, të cilët ëndërrojnë të shkojnë në Botërorin e radhës me Guardiolën në stol.

Pep Guardiola është favorit për t’u ulur në stolin e Anglisë në 2024-ën, kur skadon kontrata e Gereth Southgejt, që pritet të lërë ‘Tre Luanët’ pas Europianit. Biesdimet me trajnerin katalanas, që mund të duken të thjeshta për arsye të ndryshme, nuk kanë nisur ende zyrtarisht.

Guardiola dhe Foden. Gazeta Si, 6 shtator 2023

Prej 7 vitesh në stolin e Mançester Sitit, Guardiola ka kontratë deri më 30 qershor 2025, por, sipas ‘Daily Mail’, nuk përjashtohet dëshira e tij për të nisur një aventurë të re.

Gjithmonë duke iu referuar shtypit britanik, Federata angleze e futbollit duket shumë optimiste se mund ta bindë spanjollin. Kontrata e tij me Sitin mund të jetë një pengesë për FA-në, por do të bëhen të gjitha përpjekjet për të shkuar në Botërorin e 2026-ës, që zhvillohet në SHBA, Mekisë dhe Kanada, me Guardiolën në drejtimin e kombëtares.

Trajneri i Mançester Sitit nuk e ka fshehur dëshirën për të drejtuar një kombëtare një ditë, por Spanja mund të përjashtohet si mundësi për shkak të mbështetjes së hapur të Guardiolës për pavarësinë e Katalonjës. Më parë emri i Guardiolës ka dalë edhe në listën e kandidatëve për të drejtuar Brazilin, që tashmë ka zgjedhur Karlo Ançelotin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë