Rend dhe Ligj

Ankona, sekuestrohen 19 ton mbetje, do të vinin në Shqipëri

Guardia di Finanza ka sekuestruar sot në portin e Ankonës plot 19 ton mbetje elektro-shtëpiake që vinin nga Gjermania dhe kishin për destinacion final Shqipërinë. Në bordin e kamionit kishte pothuajse 19 ton mbetje elektrike dhe elektronike, përfshirë furra dhe makina larëse.

Mediat italiane shkruajnë sot se pasjisjet e sekuetruara ishin pjesë e një grupi të trafikut të paligjshëm të mbetjeve elektrike.

Shoferi i kamionit, një 25 vjeçar shqiptar si dhe një tjetër shqiptar 44 vjeçar, përgjegjës për transportin dhe të dy me banim në Gjermani, u proceduan penalisht nga autoritetet doganore. Dy shqiptarët rrezikojnë gjobë nga 1.550 euro në 26,000 euro, përveç burgimit deri në 2 vjet.

Edhe në muajin shkurt të këtij viti, më shumë se 25 tonë mbetje të paligjshme, të gatshme për t’u dërguar në Shqipëri, u bllokuan dhe sekuestruan në portin e Ankonës nga stafi i Agjencisë Doganore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë