Treg

Në 3 mujorin e parë u shtuan lejet e ndërtimit, por u ul sipërfaqja për to. Shumica për shtëpi private

Nga Gazeta ‘SI’ - Në tre muajt e parë të vitit 2023, qeveria ka miratuar 429 leje ndërtimi, 8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, kryesisht për shtëpi 1-2 kate, më shumë se gjysma, sipas Instat.

Ndonëse numri i lejeve është më i lartë, sipërfaqja e dhënë për to është më e vogël se një vit më parë, 415 mijë m2 nga mbi 1 mln m2, rreth 60% më pak.

Edhe vlera e këtyre ndërtimeve raportohet më e ulët nga tremujori i parë 2022 në atë 2023, 39 mld me 21 mld lekë.

Durrësi rezulton vendi ku janë dhënë më shumë leje, 191, ndjekur nga Tirana me 79,  e cila ndonëse ka më pak leje në numër, ka sipërfaqe më të madhe.

Në vitin 2022, sipërfaqja e miratuar për ndërtime në Shqipëri, kapi një shifër rekord, 2.667.497m2, me rritje 15% nga viti 2021. Kjo sipërfaqe është dhënë për 1.420 leje ndërtimi, po ashtu numër rekord, rritur me 2%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë