Para

Në 3 muaj emigrantët sollën 170 mln euro në Shqipëri

Remitancat gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, arritën vlerën e 171.5 mln eurove. Kjo vlerë është rritur me 50 mln euro nga e njëjta periudhë e vitit 2021, por rreth 15 mln euro më pak se në vitin 2019, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

Pandemia goditi rëndë ekonominë e vendeve të lidhura ngushtë më ekonominë turistike, siç ishte Italia dhe Greqia, dy vendet që mbajnë dhe më shumë emigrantë shqiptarë.

Nga statistikat, viti 2009 ishte viti që solli më shumë remitanca në Shqipëri, rreth 240 mln euro vetëm për tremujorin e dytë, ndonëse bota ishte në një krizë ekonomike, e sidomos vendet e Europës.

Shqipëria ka ende qytete që “mbahen” nga paratë  e sjella nga refugjatët duke qenë si ndër burimet më të rëndësishme të të ardhurave për jetesën.

Në antitezë, numri i qytetarëve që kanë emigruar jashtë Shqipërisë gjatë viteve të fundit është rritur, por remitancat janë ulur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë