Rend dhe Ligj

Në 24 orë ndëshkohen 20 shoferë dhe 230 qytetarë

Policia thotë se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Ndërkohë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 230 qytetarë, të cilët kanë lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po ashtu, në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Policia thotë se në Tiranë është proceduar penalisht shtetasi T. LL., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi u ka shërbyer kafe qytetarëve në dyqanin e tij “Furrë Buke Pastiçeri” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mosushtrimin e këtij aktiviteti.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/544292263155483/?__xts__[0]=68.ARBxWmvlOg93RvWPfiJSd21NyUO64u79f4RJt6KoLtKm6LQcfJ7q-jbWlwDbnRQG3Spx0f7DOPdeB81PFGutUBq7wV9ptnIJuEN8vjXmXyMUZkN4v5A96kXczYNB4FpveGJ_mTwOT1X3enqSuFaykTyRPr2CviQZmi_q22J2ZJ5XYcq3v5deyF1wUixat_gDnLUrimLhD3UiNQoOgC3cSVYNyBUBBU6qbXXdUiPF3d5893r_E7AYmj1IHkTV_JYAQEQuKcATyryhP4MjNTba-Wh8u3CcXii1u0XXtggIuJ3x714n9LejpmzO9vg0Mv8PmJ-CW4vQ4maRicanQ-LWbzbYI5bRRsCpkGTlqQ&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë