Rend dhe Ligj

Në 24 orë gjobiten 629 këmbësorë dhe 130 shoferë, 4 të tjerë arrestohen

Policia ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 629 qytetarë dhe 130 shoferë. 

Policia thotë se në të gjithë vendin janë evidentuar 130 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti. Por ka edhe te arrestuar

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi F. M., banues në Tiranë dhe është proceduar penalisht shtetasi U. A., pasi nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Në Elbasan është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Përrenjas, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., banues në Fier, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi M. R., banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Në të gjithë vendin, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 629 shtetas, të cilët janë konstatuar nga policia, duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 5 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Po ashtu, janë evidentuar edhe 7 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/259485985452751/?__xts__[0]=68.ARCA2ZANrMkKxda_-Y7ZmSnBlOHcE3DdIoOW5I-QjmEdsa6AbBHDQ6z8w6J-tZ_1MIui4LZU23briGBye91iuM640Xl-9pWg9RRuhBDX_LoaLwiJS4WzR5k63gT9rqSp0DG0aUi_01zVx2g7nzSDFLRKE1VYL9Mu3qeHBLazG7HTdYRdKlSmDGaXsNVNN64ogCVbOOiCwaAtC52ycNSO5iKiMcVW55W4aET3f6Npy70iaqR2o2bwm-V8ke_rk-Yz8Mbs8PKdLN-XhnqMU3gUG6lwvR6eA-uUvBe2KRKFL5Ia_a-7LfAAh5kmuid57Rr2cvb96uUh64Xfa_EP2b2Vy7B0fgQI1twT-qFaTQ&__tn__=-R


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë