Rend dhe Ligj

Në 24 orë 78 shoferë shkelën urdhrin, 4 në pranga

Si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë evidentuar 78 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit.

Policia thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Korçë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 13 administratorë lokalesh, konkretisht: 6 në qarkun Tiranë, 3 në qarkun Durrës, 2 në qarkun Shkodër, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në qarkun Fier.

Po dje, në Shkodër, gjatë kontrolleve për respektimin e vetëkarantinimit, është konstatuar shtetasi E. D., i kthyer nga Kosova më 17 mars, i cili kishte dalë nga banesa dhe është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/604638440124845/?__xts__[0]=68.ARAYt1bUziTKwI4ai8VJ1uNvWwPlKtt1Qyqu2TyzhJbFuThfIY_EBdjxTtj4sAZWVCdcB6iF0s-iw_FgGSQDpTKweeD-R5nD2rnTAEYfm2OgWIgmwMYscNcLWPyPHwc1Ireh90ydHkKfWZf1MfRVEtpi1YLkytps6dRZ9q23lJCaNHP3_N7fCtOd9C4s3Y_wuYGPAjTkYgF3aXwb8UNBJB84h_VBY5ds5Nt3U4oavNQfpSHyGZCU4rBv3EBjpt2-vPQmfb48HcYbZTMWqGSW2qLyV0hswcng2WEVHaBPpHzsotq6cPkS60Mmb7W-he4aZJAayhJCsQU-vnD9dJ0pKmv_BVmTF9V3j4OmAf5y&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë