Para

I përdorim më shumë kartat bankare, 8.5 mln transaksione

Nga Gazeta 'SI' - Në tre muajt e parë të vitit 2023, shqiptarët kanë kryer 8.5 mln transaksione bankare nëpërmjet kartës, raporton Banka e Shqipërisë. Një vit më parë në të njëjtën periudhë, janë kryer 7.3 mln transaksione, pra një rritje 16.2%.

Rritjen më të madhe e regjistrojnë transaksionet nepërmjet terminaleve POS, pagesa me kartë bankare në momentin që blen një mall apo merr një shërbim. Këto pagesa janë rritur me rreth 35%, në periudhën janar-prill 2023, që rezultuan 3 mln, nga 2.3 mln në janar-prill 2022.

Nga pikat ATM rritja ka qenë më e vogël, rreth 8% nga një vit më parë, duke arritur në 5 mln veprime nga 4.7 mln veprime.

Shifrat tregojnë për një zhvendosje të përdorimit të parasë elektronike nga ajo digjitale, ndonëse jo me rritje domethënëse. Ky mund të jetë tregues edhe i uljes së informalitetit në tregun e punës.

Banka e Shqipërisë vlerëson se përdorimi i parasë fizike ka një kosto të konsiderueshme në ekonomi, e cila llogaritet rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë