Biznes

Në 2023-shin u shtuan lejet e ndërtimit në Shqipëri, por u zvogëlua sipërfaqja

Nga Gazeta 'SI' - Në vitin 2023, në Shqipëri u miratuan 200 leje ndërtimi më shumë se në 2022-shin, në total 1.602 të tilla. Por ndonëse janë dhënë më shumë leje se një vit më parë, sipërfaqja ku do të ndërtohen është reduktuar, në 2.1 mln m2 nga 2.7 mln m2.

Vlera e lejeve të ndërtimit për 2023-shin po ashtu është më e ulët dhe shkon rreth 90 mld lekë, nga 113 mld që parashikohej në 2022-shin.

Tirana dhe Durrësi janë qarqet që kanë marrë më shumë leje ndërtimi dhe më shumë sipërfaqe. Për të gjithë 2023-shin, në Tiranë u dhanë 1.4 mln m2 sipërfaqe për tu ndërtuar, ndërsa në Durrës 340 mijë m2. Pjesa më e madhe e lejeve i përkasin pallateve për banim

Vetëm në tre mujorin e fundit të vitit 2023, u miratuan 303 leje ndërtimi, për ndërtesa të reja në një sipërfaqe mbi 593 mijë metra2.

Numri i lejeve të dhëna është ulur me 27% nga një vit më parë, por ai i sipërfaqes është rritur me 7%. Vlera e ndërtimeve për lejet e miratuara parashikohet në 25.3 mld lekë, nga 26.6 që ishte në 2022-shin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë