Biznes

Energjia elektrike dhe rritja e pagave shtuan kostot për ndërtuesit

Nga Gazeta 'SI' - Kostot e Ndërtimit u rritën në fund të vitit 2023, duke shënuar 4.1% në indeks, ndikuar më së shumti nga çmimet e rritura të energjisë dhe rritja e pagave.

Sipas të dhënave nga INSTAT, vetëm energjia u shtrenjtua me 9% dhe pagat u rritën me 4.5%. Transporti dhe “kosto të tjera” u rritën me 4% secila. Materialet u shtrenjtuan me 3.3%, por ato hidrosanitare dhe të ventilimit, u shtrenjtuan me 4.4%, ato të ndërtimit me 3.4% dhe elektrike me 2.1%.

Nga tremujori i tretë në të katërtin, indeksi i kostove të ndërtimit u rrit me 0.7%, përsëri orientuar nga energjia, pagat dhe transporti.

Indeksi arriti kulmin në mesin e 2022-shit, kur për shkak të luftës në Ukrainë pati një rritje globale çmimesh për materialet ndërtuese. Efektet u pasqyruan shpejt në tregun imobiliar. Dy vite më vonë, ka pasur një stabilizim të rritjes, por asnjëherë rënie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë