Keshilla

Ndryshoni rregullat, puna 8 orëshe është një metodë e vjetër

Dita e punës tetë-orëshe është një qasje e vjetruar dhe joefektive për të punuar. Nëse dëshironi të jeni sa më produktiv, duhet të lëshoni këtë "relike" dhe të gjeni një qasje të re.

Dita e punës prej tetë orësh u krijua gjatë revolucionit industrial si një përpjekje për të ulur numrin e orëve të punës që punëtorët ishin detyruar të plotësonin, veçanërisht ata të fabrikave. Ky zbulim i madh ishte një qasje më humane për të punuar 200 vjet më parë, megjithatë kjo nuk është efektive për kohën e sotme. Kjo sipas disa studimeve të bëra ku është vlerësuar produktiviteti në punë sipas orarit. Fakti sesa orë shpenzonin punëtorët në punë nuk kishte dhe aq rëndësi sa mënyra sesi ata e strukturonin ditën e tyre, duke rezultuar se njerëzit që bënin pushime të vogla të ndërmjetme gjatë kohës që punonin ishin më shumë produktivë, sesa ata që punonin pa pushim me orë të gjata. Një studim i kryer së fundmi nga Grupi Draugiem përdor një aplikacion kompjuterik për të zbuluar zakonet e punës së punonjësve. Në mënyrë të veçantë, aplikacioni mat sa kohë njerëzit kalonin në detyra të ndryshme dhe e krahasonin me nivelet e tyre të produktivitetit.

Në procesin e matjes së aktivitetit të njerëzve, ata zbuluan fakte interesant: gjatësia e ditëve të punës nuk kishte shumë rëndësi; ajo që kishte rëndësi ishte se si njerëzit e strukturuan ditën e tyre. Në veçanti, njerëzit që ishin preçiz rreth marrjes së pushimeve të shkurtra ishin shumë më produktive sesa ata që punonin orë më të gjata.

Raporti ideal i punës për pushim ishte 52 minuta pune, pasuar nga 17 minuta pushimi. Njerëzit që mbajtën këtë orar kishin një nivel të veçantë të përqendrimit në punën e tyre. Për afërsisht një orë, ata ishin 100% të përkushtuar ndaj detyrës që duhej të përmbushnin.

Largimi nga kompjuteri juaj, telefoni, Facebook dhe rrjetet e tjera sociale si dhe lista juaj e detyrave është thelbësore për të rritur produktivitetin tuaj. Pushimet e ndërmjetme si ecja, leximi dhe biseda janë format më të efektshme për të qenë sërish të përqendruar në punë.
Shumë prej nesh puna pa ndërprerje për 8 orë na bën më të përhumbur dhe lodhja ndjehet më shumë pasi të kemi mbyllur ditën e punës.

Mënyra më e mirë për të shmangur lodhjen edhe përhumbjen në punë është që të merrni një pushim të ndërmjetëm, për tu qetësuar, larg zyrës ku punoni. Forbes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë