Futboll

Ndryshon Europiani 2021, Ceferin: Do të luhet në një vend të vetëm

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, në një intervistë të fundit për “Movistar”, ka pohuar se Europiani 2021 nuk është në rrezik, por me shumë mundësi do të kenë ndryshime në formulën e zhvillimit të tij.

“Jemi të sigurt se Europiani do të zhvillohet vitin e ardhshëm, por ndryshimi është se ndoshta ndeshjet do të luhen të një vend të vetëm”, – ka thënë drejtuesi kryesor i institucionit që drejton futbollin europian. Do të ishte një ndryshim i madh, pasi ky kompeticion është parashikuar në disa qytete të mëdha të vendeve të ndryshme në Europë.

Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 16 tetor 2020

Ceferin ka prekur edhe disa çështja të tjera të futbollit europian. Sa i takon një “Final Four”-i të mundshëm në Ligën e Kampionëve, slloveni është shprehur: “Është një opsion, por pas vitit 2024. Formati i sezonit të fundit u kushtëzua nga Koronavirusi, por ishte interesant. Një fazë finale me tetë skuadra është e komplikuar nga kalendari, kurse një ‘Final Four’, me një javë futboll, do të ishte një event i madh që mund të zhvillohej në qytete të mëdha”.

Në fund dy fjalë edhe për VAR-in: “Mendoj se teknologjia e ndihmon futbollin, por në anën tjetër edhe mund ta dëmtojë atë. Nuk mund të kthehemi pas, por janë shumë gjëra që duhen përmirësuar”, përfundoi Ceferin.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë