Rend dhe Ligj

Ndryshojnë zv.shefat e Policive Vendore, të Antiterrorit dhe Operacionales

Gazeta Si – Pak javë pas ardhjes në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka vendosur të ndryshojë nëndrejtorët e drejtorive vendore, të Antiterrorit dhe Operacionales.

Kështu, Besmir Dervishi është larguar nga Tirana si zëvendësdrejtor dhe është emëruar Shef i Krimeve në Kukës. Në vend të tij është vendosur Oliger Torba, i cili deri tani ka qënë zëvendësdrejtor në Fier.

Ndryshime janë bërë dhe në qarqe të tjera të vendit në rangun e nëndrejtorëve si në Shkodër, Lezhë, Fier etj.

Hita emëroi Alban Dautajn si drejtor të Operacionales, i cili më herët mbante postin e drejtorit të Antiterrorit. Në krye të Antiterrorit, tanimë është emëruar Edmond Sulaj, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës.

Gjithashtu është larguar dhe shefi i komisariatit nr.2 në Tiranë, Ermal Kënaçi i cili është transferuar në Kukës.

Gent Ndoj, i cili ishte Drejtor për Hetimin e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme është transferuar në Dibër. Skënder Hita mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 30 mars, pas garës me 13 kandidatë të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë