Mjedis

Ndryshimi i klimës mund të sjellë fillimin e vjeshtës pothuajse një javë përpara

Një studim i ri i pemëve europiane nga Instituti Federal i Teknologjisë Zvicerane ka zbuluar se gjethet po bien më herët se më parë për shkak të ndryshimit të klimës e cila ka bërë që pemët të marrin më shumë karbon e për pasojë të humbin gjethet.
Zbulimi i ri thotë se në vend që vjeshta të fillojë deri në tre javë më vonë, do të fillojë midis tre dhe gjashtë ditësh më herët.
Prania e gjetheve në pemë shënon ndryshimin e stinëve dhe periudhën kohore në të cilën pemët ruajnë karbonin nga ajri.

Sipas ekipit që ka kryer studimin, gjethet dalin më herët tani dhe ky është një tjetër shembull i ndikimit të ndryshimit të klimës.
Koha kur gjethet bien është më e vështirë të dallohet. Mund të ketë ndryshime se sa gaz serrë mund të përdorë ose ruajë një pemë në një vit të vetëm dhe nëse plotësohen të gjitha nevojat për karbon, gjethet mund të bien më herët në vjeshtë. Ndryshimet në sezonin e rritjes së pemëve ndikojnë shumë në ekuilibrin global të karbonit, shpjegoi një nga shkencëtaret e studimit, por është e vështirë të parashikosh modelet e ardhshme.
Shkencëtarët përdorën vëzhgime afatgjata nga pemët e Europës Qendrore nga 1948 deri në 2015 dhe eksperimente të ndryshme në lidhje me karbonin dhe pemët.
Studimi tregoi një rritje të sezonit të rritjes në pranverë dhe verë për shkak të më shumë CO2, dritës dhe temperaturave më të larta ça bën që rrënjët dhe druri ruajnë karbonin dhe për këtë, është e vështirë që të mos bien gjethet.

Studiuesit theksuan se nuk është për çdo vend i njejti përfundim por vlen për rajonet që kanë një klimë të butë. 
Christine Rollinson, një shkencëtare e pemëve në Arboretum Morton në Illinois, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, tha se ky studim tregon se pylli nuk është një marrës karboni pa fund.
"Kështu, ndërsa pemët dhe pyjet mbeten një zgjidhje për zbutjen e ndikimeve të ndryshimit të klimës, ato nuk mund të jenë mjeti i vetëm i përgjigjes. Duhen shumë punë që ne të kemi ekuilibra normale." tha Rollinson.
*Gjetjet janë botuar në revistën Science.
Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë