Trend

Ndryshimet në trup për hir të modës por të rrezikshme

Moda është një gjë shumë e paqëndrueshme dhe shumë shpesh as nuk arrijmë ta kuptojmë se në çfarë momenti filluan të mos përdoreshin më trende të ndryshme.

Gjithsesi kjo nuk është diçka e madhe deri në momentin që standardet e bukurisë ‘kërkojnë’ sakrifica më të mëdha siç janë ndryshimet në trup.

Një trend mund të ikë shumë shpejt por ndryshimet në trup janë aty dhe shumë janë edhe të rrezikshme.

Këtu janë disa nga ndërhyrjet të cilat bëhen për hir të trendëve dhe modës por qëndrojnë aty dhe kur ‘ju ikën moda’.

Qerpikët fallco

Imazh ilustrues

Të vendosësh qerpikë fallco është një procedurë e padëmshme nëse ndiqen disa rregulla dhe është në rregull nëse ndodh ti vendosni vetëm për ndonjë rast të vecantë dhe ti hiqni shumë shpejt.

Sipas “The American Academy of Ophthalmology” (Akademia Amerikane e Okulistikës), shoqata më e madhe në botë e okulistëve dhe kirurgëve, qerpikët fallco mund të çojnë në uljen e shpejtësisë së rritjes së qerpikëve tuaj natyralë. Një rrezik tjetër është sindroma e syve të thatë si dhe një reaksion i mundshëm ndaj ngjitësit që kërkojnë qerpikët.

Vetullat tatuazh

Imazh ilustrues

Trendet e vetullave janë një ndër trendët që ndryshojnë më shumë dhe në mënyrë ekstreme. Rreth 30 vite më parë, në modë ishin vetullat super të holla dhe shumë shpejt ky trend ndryshoi në vetulla shumë të trashe dhe duket se këto ndryshime nuk kanë mbarim.

Por ndërkohë që vetullat mund të rriten edhe pse kërkon kohë, vetullat tatuazh janë më delikate si për tu bërë ashtu edhe për tu mirëmbajtur. Ato kërkojnë një profesionist pasi ka shumë mundësi të krijojnë reaksione, për të mos folur pastaj se çfarë ndodh nëse përdoret një ngjyrë gabimisht dhe rrezikon të përfundosh me vetulla portokalli. Pra vetullat tatuazh janë ose të pëlqejnë ose të pëlqejnë. Nuk guxon të mos i pëlqesh në fund sepse thjesht nuk do mund ti ndryshosh për një kohë të gjatë.

Piercings

Imazh ilustrues

Piercings u bënë të njohura në fund të viteve '90 dhe fillimin e viteve 2000. Kudo mund të shikoje hundë, vetulla, buzë dhe pjesë të tjera të trupit të shpuara që për hir të së vërtetës, ato kohë ishin mjaft tërheqëse.

Vendi më trend për një piercing ishte barku ku e filluan të famshmet që u ndoqën nga shumë të tjera por në atë kohë shumë u ankuan që piercings në bark ngatërroheshin me rrobat duke krijuar një dhimbje të madhe si dhe kishte nga ato që thanë se piercings në gjuhë ju shkaktuan dëmtime të dhëmbëve.

Tatuazhet

Imazh ilustrues

Tatuazhet janë mjaft normale dhe nuk ka asgjë të pazakontë në to. Nëse jeni me fat të gjeni një artist të talentuar, mund të përfundoni me një kryevepër të vërtetë në trupin tuaj. gjithashtu me tatuazhet, ju mund të fshihni plagët dhe defektet e mundshme në trup por përveç se duhet të zgjidhni një tatuazh që e pëlqeni aq shumë sa të mos pendoheni kur ta shikoni mbas disa vitesh për të disatën herë apo kur të mos jetë më në modë, është e rëndësishme dhe të dini se të cili artist po shkoni pasi limiti midis një tatuazhi të mirë dhe një tatuazhi që të infekton është shumë i ngushtë si dhe me zgjedhjen e atij që do ngulisë diçka në trupin tuaj, ju po zgjidhni dhe se sa perfekt do të jetë tatuazhi.

 Veshët e shpuar

Imazh ilustrues

Kjo tendencë nuk është aq e famshme sa shpimi i rregullt dhe gjithashtu duket shumë më e pazakontë. Me unaza speciale, vrimat e zakonshme shtrihen në madhësi vërtet të mëdha.

Problemi i vetëm është se këto vrima nuk shërohen kurrë me të vërtetë. Për ta hequr qafe, do t'ju duhet një operacion.

Thomas Leung, profesor i dermatologjisë në Universitetin e Pensilvanisë ka  thënë se shpimi i veshëve në një mënyrë të tillë kurrsesi nuk mund të mbyllet vetvetiu.

“Një shpim i atyre përmasave kërkon operacion me qepje dhe qepja qëndron aty, nuk ikën.

Thonjë me akrilikë dhe xhel

Imazh ilustrues

Në shekullin e kaluar u bënë shumë të popullarizuar thonjtë me akrilikë dhe xhel.

Akriliku në vetvete nuk është i rrezikshëm por kur e përdorni gjithë kohës, thonjtë bëhen më të hollë dhe ‘nuk marrin dot frymë’ çka dëmtohen shumë.

Lentet

Imazh ilustrues

Lentet me ngjyra i bëjnë sytë të duken krejtësisht të ndryshëm. Ky është një aksesor plotësisht i padëmshëm nëse e blini pasi vizitoni një okulist. Ju duhet t'i blini këto gjëra vetëm nga kompani të certifikuara, ose mund të dëmtoni sytë tuaj përgjithmonë.

Make-up-i i përhershëm

Imazh ilustrues

Make-up-i i përhershme është një zgjidhje e shkëlqyeshme për njerëzit që janë alergjikë ndaj produkteve të bukurisë.

Por disavantazhi kryesor është në emrin e tij. Ju mund ta hiqni përbërjen vetëm me korrigjimin lazer. Pra, duhet të zgjidhni profesionistët më të mirë për të bërë këtë procedurë.

Linda Dixon, presidente e Akademisë Amerikane të Mikropigmentimit thotë se disavantazhi i kësaj procedure është që kërkon një dorë perfekte me asnjë shans për të gabuar dhe make-upi mund të hiqet vetëm me lazer çka kërkon një tjetër profesionist perfekt.

Burimet: Shape, Healthline, American Academy of Ophthalmology. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë