Mjedis

Ndryshimet klimaterike po zvogëlojnë zogjtë

Zogjtë po zvogëlohen, jo në numër por në përmasat e tyre. Sipas një analizë për zogjtë shtegtarë në Muzeun e Historisë Natyrore në Britani, zogjtë janë më të vegjël.
David Willard, një ornitolog i Muzeut, ka matur zogjtë vazhdimisht, që prej vitit 1978 dhe së bashku me disa ekspertë të tjerë, ka konstatuar që trupi i tyre po bëhet më i vogël ndërsa këmbët më të gjata. Ata kanë humbur peshë dhe krahët e tyre janë pak më të gjatë. Këto ndryshime ishin të pranishme në pothuajse të gjitha speciet që ai mati dhe studimi u botua në revistën “Ecology Letters” në kohën kur ai ishte i ri dhe vizitonte botën. Ndërkohë edhe sipas ekspertëve të rinj, ndryshimet klimaterike po reflektohen edhe tek zogjtë.
“Ngrohja globale duket se ka një efekt të madh, në një numër të madh speciesh,” tha autori i studimit Benjamin Winger i cili studion evolucionin dhe ekologjinë e zogjve në Universitetin e Miçiganit dhe njëkohësisht po vazhdon punën e Williard.
Studiuesi u shpreh se ndryshimi i klimës nuk ishte një ndër gjërat e parashikuara, ndërkohë që David Williard nisi të mblidhte zogj të ndryshëm për t’i shtuar në koleksionin e muzeut, ai thotë se fillimisht mati sqepat, këmbët, peshën dhe krahët e tyre, pra dimensionet standarde ornitologjike sepse ishte kurioz të dinte se çfarë lloji ishin zogjtë, por jo për të përcaktuar ndryshimet e përmasave të tyre. Deri përpara dy vjetësh ai analizoi rreth 70.000 zogj. Ndërsa, vitet kaluan një organizatë vullnetare, “Chicago Monitor Collision Bird”, e cili mbledh zogj të dëmtuar dhe ofron rehabilitimin e tyre, vuri re se zogjtë po ndryshonin nga viti në vit.

Simon Griffith, një ekolog në Universitetin Macquarie në Australi, i cili nuk ishte anëtar i ekipit hulumtues, tha se ishte "thjesht e mahnitshme" që një shkencëtar i vetëm mati një koleksion kaq të gjerë.
Pesëmbëdhjetë lloje zogjsh të zakonshëm, përfshirë harabela kënetash dhe xhuno me sy të errët, janë zogjtë që kanë pasur ndryshime në strukturën e tyre. Sipas hulumtimit të Williard, nga viti 1978 deri në vitin 2016, zogjtë mesatarisht humbën 2.6 përqind të masës së tyre dhe këmbët e tyre u shkurtuan me 2.4 përqind, ndërsa krahët e tyre u zgjaten me 1.3 përqind.
Autorët e studimit ekzaminuan reshjet, bimësinë dhe faktorët e tjerë që mund të kontribuojnë në madhësinë e shpendëve. Ata përcaktuan që një rritje e temperaturave, është parashikuesi më i fortë për zogjtë më të vegjël.
"Në vitet kur temperaturat ishin pak më të ngrohta, trupat u zvogëluan. Në vitet kur temperaturat ishin pak më të ftohta, ne pamë një rritje në madhësinë e trupit. Kështu që kjo na bën të besojmë se temperatura është mjaft e rëndësishme këtu,”tha Z. Winger.
Kafshët më të vogla kanë raporte më të mëdha në sipërfaqe dhe vëllim dhe kjo u lejon atyre të humbasin nxehtësinë e trupit më shpejt. Winger shpjegon që temperaturat më të nxehta mund të ushtrojnë presion mbi zogjtë që të bëhen më të vegjël për të ndjerë më të ftohtin.
Willard, i cili tashmë ka dalë në pension, tha se ai planifikon të vazhdojë matjen e zogjve dhe të ndihmojë ekspertët e rinj, për aq kohë sa të mundet.
“Kur kam bërë kaq, pse të mos bëj më shumë” shtoi ai. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë