Rend dhe Ligj

Ndryshimet e reja ligjore, 5 vjet burg kush godet policin ose mjekun

Projektligji që do i dorëzohet Kuvendit për disa ndryshime në Kodin Penal, ku parashikohet ashpërsimi i dënimit për disa vepra penale, pritet që në ditët në vijim të diskutohet në Komisionet Parlamentare.

Një ditë më parë, kryeministri Rama paralajmëroi se ndryshimet e reja ligjore do të ashpërsojnë  dënimin mbi goditjet ndaj punonjësve të policisë dhe mjekëve, ashpërsimin e dënimit për raset e dhunës në stadiume dhe disa ndryshime për krimet mjedisore. Por jo vetëm.

Dhuna ndaj mjekëve dhe të gjithë personelit mjekësor kohët e fundit, ka sjellë propozimin e projektligjit të ri, ku të gjithë ata që do të dhunojnë mjekët, infermierët, por dhe të gjithë funsionarët publik do të dënohen deri në 5 vite burgim.

Sipas këtij projekt ligji në nënin 11 të tij shkruhet se: “Goditja ose veprave të tjera dhunë ndaj punonjësve që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimatarisë së tij shtetërore apo rë shërbimit publik, denohen me burgim nga një deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj personit të zgjedhur apo funsksionarit publik për shkak të veprimtarisë së tij dënohet më burgim nga një dëri në pesë vjet”.

Një tjetër masë që propozohet, është gjobë deri në 3 vite burg për personat që bllokojnë rrugët ose lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor.

Vendim ky që vjen kur opozita ka zhvilluar protestën e dytë në akset rrugore. Në fakt ndryshimi nuk ka dallime thelbësore nga kodi aktual.

Ndryshime do të pësojë edhe dënimi mbi organizimin e lojërave të fatit të palejuara, ku parashikohet të rritet nga 2 deri në 5 vjet heqje lirire, nëse në lojë marrin pjesë persona nën moshën 18 vjeç.

Një tjetër ndryshim është dhe për rastet e personave që kanë në zotërim një kafshë. Në rast se do të konstatohet që në ambientet publike kafsha e shoqërimit nuk ka maskë dhe paraqet rrezik, pronari do të gjobitet me gjobë nga 30 deri në 100 mijë lekë. Por në rast të plagosjes së rëndë të një personi, atëherë dënimi shkon në burg, nga 1 deri në 5 vjet.

E drejta e autorit është një tjetër objekt i këtij projektligji dhe prashikohen ndryshime rrënjësore. Sipas nenit 3 të këtij projektligji ata që do të përfitojnë nga e drejta e autorit pa pëlqimin e autorit ose e mbajtësit të së drejtës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, por nëse vepra përsëritet dënimi shkon deri në 3 vjet.

Në nënin 21 të këtij ligji shkruhet se mashtimi me produktet ushqimore, ruajtja, ofrimi për shitje, shitja apo vendosja në qarkullim e ndonjë mënyre tjetër e ushqimëve, në të cilën janë shënuar të dhëna të cilat kanë ndryshime në etikën e tyre do të dënohen me 3 vite burgim, por kur kjo vepër penale përsëri dhe në bashkëpunim, dënohet deri në 10 vite burgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë