Politike

Ndryshe nga PD, LSI ashpërson gjuhën ndaj Ramës: Do përfundosh në plehra

Ndryshe nga Partia Demokratike që përcolli një deklaratë të shkurtër ndaj Ramës për qëndrimin e këtij të fundit se Kodi do të kalojë pa ndryshime, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili radhiti një qëndrim të gjatë dhe të ashpër ndaj Edi Ramës.   

“...Kjo rrangallë politike që kemi si kryeministër gjallon mbi plehra, riciklon plehra dhe sigurisht duke pasur këtë afeksion për plehrat dhe fundin do ta ketë në plehra

Kjo rrangallë politike që kemi si Kryeministër, drejton për fat të keq rilindjen, një formacion politik të degjeneruar, tërësisht të degjeneruar e cila ka vetëm një detyrë, të riciklojë të gjitha jashtëshqitjet e krimit dhe këto jashtë qitjet e krimit ti mbajë në parlament siç i keni parë me tufa, janë përzënë nga parlamenti dhe ndodhen në parlament... ”, tha Vasili ndër radhë.

Megjithatë, sipas tij, ka kohë për reflektim deri të enjten.

“... Ktheu mbrapsht për të mirën e vendit, sepse çdo hap më tej e rëndon në mënyrë aq të frikshme fundin tënd rrangallë politike, sa nuk do të bëjnë derman as paratë dhe milionat e plehrave, ku ti do që të përfundosh në mënyrë të pashmangshme...”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë