Politike

Ndreu paralajmëron përgjime për Bashën: Do të qelbet toka nga paratë ruse


Ish-deputeti i PS-së, tashmë kandidat socialist për bashkinë e Lezhës ka reaguar ndaj shkrimeve të Bild, duke paralajmëruar se një përgjim do të dalë edhe për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai sulmoi kryedemokratin për dosjen e lobimit rus në SHBA, për të cilën kryetari i PD-së është marrë i pandehur. Ndreu ka paralajmëruar se do të dalin përgjime edhe për Bashën, dhe sipas tij, kur kjo të ndodhë, do të qelbet toka.
“Kryetari opozitës i krimbur në para ruse, pa llogaritë zullumet në vend, disa punonjës shteti që djegin KZAZ, një kryetar bashkie që ju lëshon zorrën e ujit policëve….këta të gjithë qenkan normale në sy të disa analistëve, ndërsa ti kërkosh votën kryetarit tënd të partisë qenka anormale! Me falni po këtu janë mbytë në llumin e parave ruse shumë vetë e media e s’dinë çfare thonë ! Kur t’ju dalin përgjimet dhe mënyra e financimit rus të disave do të qelbet toka” shkruan ai nw Facebook.

Në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild' në datë 17 qershor, pra para tre ditësh, jo mbrëmë, Pjerin Ndreu komunikon me drejtorin e Drejtorisë Rajonale Arsimore, Dibër, Drini Gjeci. Ndër të tjera ai i kërkon drejtorit të arsimit që t'i telefonojë atij të shkollës së Reçit dhe t'ia bëjë të qartë që të votojë PS-në, ndryshe, e paralajmëron ai 'ditën e hënë tregoja ku fluturon'.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë