Futboll

Ndodh edhe në Serinë A! Nuk punojnë dushet, Interi kthehet në Milano pa u larë

Gazeta Si – Një defekt në dushet e ‘Stadium’ në Torino ka bërë që futbollistët e Interit të kthehen në Milano pa mundur të lahen, pas barazimit 1-1.

Një dush i mirë i nxehtë është ajo që shpreson çdo futbollist pas një ndeshjeje, sidomos kur bëhet fjalë për një 90-minutësh të luftuar në fushë, siç ishte derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit. Mbrëmjen e së dielës temperatuart shënonin 4 gradë dhe lojtarët e Interit mezi prisnin dushin, por kanë marrë një lajm të keq në dhomën e zhveshjes.

Ata nuk mund të bënin dushin e dëshiruar, sepse kishte një defekt në pompat e stadiumit. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, lojtarët parë që uji nuk kishte presion dhe janë detyruar të kthehen në Milano, duke e shtyrë për më vonë dushin.

Ndodh shpesh që fjalia ‘nuk punojnë dushet’ të dëgjohet në Shqipërinë dhe nuk bën shumë përshtypje. Sigurisht që ndodh edhe në vende të tjera, por të ndodhë në një nivel kaq të lartë si Seria A, duket pak e çuditshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë