Lajme

Ndjekje nga policia, dy të rinj shkaktojnë aksident (Video)

Dy të rinj janë ndaluar nga Policia e Tiranës. Ata akuzohen për “kundërshtim të forcave të policisë” dhe aksident me pasojë plagosjen e dy shtetasve.

Mbrëmjen e kaluar ata kanë terrorizuar kryeqytetin, pasi nuk i kanë ndaluar policisë.

Dy shtetasit Ervin Kodra dhe Gentian Koci që lëviznin me një “Tuareg” nuk i kanë ndaluar patrullës së policisë pranë stacionit. Ata janë larguar me shpejtësi nëpër aksin e unazës.

Ndërsa Policia u është vënë në ndjekje te kryqëzimi i rrugës së Burgut, dy të rinjtë janë përplasur me një veturë që ishte në pritje të semaforit dhe dy motorët e patrullës “Shqiponja”. Të lënduar kanë mbetur dhe dy efektivët e policisë. Të rinjve që janë vënë në pranga u janë gjetur edhe dy pistoleta TT.

https://www.youtube.com/watch?v=KOoAxrK0UTI

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë