Rend dhe Ligj

Ndihmonin kalimin ilegal në Rinas, arrestohen dy policë


Almir Doda, 42 vjeç dhe Edmond Llaçini, 34 vjeç, nga Tirana, punonjës të policisë në komisariatin e Rinasit janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në zbatim të vendimit të Gjykatës.

Prej disa muajsh për dy punonjësit e policisë kishte nisur një hetim me metoda speciale, pasi dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore.

Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Ndërkohë  hetimet vijojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë