Rend dhe Ligj

Ndëshkohen 217 shoferë dhe 593 këmbësorë. Pranga edhe 7 drejtuesve të dehur në timon

Policia vijon me kontrollet në të gjithë territorin dhe gjatë 24 orëve të fundit njofton se ka evidentuar 217 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti. Po ashtu, policia thotë se ka arrestuar 6 persona.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Q., banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Po në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi M. H., banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi E. F., banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. B., banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Në Elbasan është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., banues në Përrenjas, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.89 mg/l.

Në Dibër janë arrestuar shtetasit M. M. dhe D. D., pasi shtetasi M. M. drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, jashtë orarit të lejuar dhe në bashkëpunim me shtetasin D. D. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Ndërkohë 593 këmbësorë janë ndëshkuar në të gjithë vendin, pasi janë konstatuar duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 11 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Në Vlorë është proceduar penalisht për fshehje të ardhurash, shtetasi B. H., banues në Dhërmi, Himarë, sepse, pas kontrollit të ushtruar në ninimarketin që ai administronte, u konstatua mungesë dokumentacioni dhe moslëshim i kuponit tatimor.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/232544781325423/?__xts__[0]=68.ARB6ttHlD9mWDw4FlbvWkImGjU4kJg0bMLjl-xwWtE-u4x4qHaJnTX3CrC6Pv5tn2UNZ_c3SqV2sDQOwZehXAMCK5eKg7sdh6hB1Z8ZnNxSRiZt1kBPimTPoa2k4dVFWG6MV8zKWdCmOPtQ5jwxJt4_D_k_eK7uAsjkmrP2oHnnT0vDuaxZPNcZ-3rSiv3s40rhJWca2-NECdTppRMqDpG11ztPcsnzjkrSL-EvdOLbUV4FRBkJaD3DV3-qy4FrMk3Wl3fpMZmvyCs5XchiRyWJs3-SV65vIddnIS69rTlvxhY1ui0VbBy-3WGhpni1sXI3WL--4is8W4gdCMXTLm7exIEsqCJ_JAVGqZw&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë