Futboll

Ndeshje vendimtare, tifozët gjermanë zgjojnë Interin më 4 të mëngjesit

Të gjithë në këmbë! Nuk është mënyra më e mirë për të pritur një ndeshje të rëndësishme, por Interit i ka ndodhur që të zgjohet që më 4 të mëngjesit nga tifozët e Borusia Mënshengladbahut, të cilët janë mbledhur para hotelit të zikaltërve. Ata kanë filluar ta ndriçojnë ambientin përreth me fishekzjarre, sikur të ishte Viti i Ri.

Për 5 minuta pa ndërprerje zhurma e fishekzjarreve nuk ka pushuar, duke e bezdisur jo pak skuadrën italiane, që duhet të bëjë një mrekulli për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Për të shpresuar deri në fund, Interi duhet të fitojë patjetër dy ndeshjet e tij, Me Borusian dhe Shakhtarin.

Fishekzjarret para hotelit të Interit. Gazeta Si, 1 dhjetor 2020

Në ndeshjen e sotme në Gjermani Interi luan shanset e fundit për të kapur trenin e kualifikimit. Pas 4 ndeshjesh, skuadra e Kontes ka 2 pikë dhe mban vendin e fundit, -6 nga Gladbah, -5 nga Real Madrid dhe -2 nga Shakhtar Donjetsk. Reali luan në fushën e Shakhtarit, ekipit që e mundi në ndeshjen e parë në Madrid. Ndër ndeshjet e tjera spikasin Atletiko Madrid-Bajern Mynih dhe Liverpul-Ajaks.

Ndeshjet e sotme
Lokomotiv M.-Salcburg
Shakhtar D.-Real Madrid
Atalanta-Midtjyland
Atletiko M.-Bajern M.
Borusia M.-Inter
Porto-Mançester Siti
Liverpul-Ajaks
O.Marsejë-Olimpiakos

6 skuadrat e kualifikuara
Bajern Mynih
Mançester Siti
Çelsi
Sevilja
Barcelona
Juventus


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë