Ka ndodhur

Ndërtuan pa leje në bregdet, në pranga dy persona në Durrës

Dy persona janë arrestuar, pasi kishin ndërtuar pa leje dhe kishin zaptuar zonën e plazhit në Durrës.

Policia ka vënë në pranga shtetasinP.M., 32 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia”, Durrës, në bregdet ka ndërtuar një lokal, pa leje. Ai ka qenë I dënuar më parë në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, është arrestuar A.P., 35 vjeç, i cili kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik.

Policia e Durrësit thekson se aksioni për të zbuluar ndërtime pa leje do të vijojë dhe nuk do të lejohet ansjë qytetarë të shkelë ligjin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë