Rend dhe Ligj

Ndërtoi brenda zonës muzeale të kalasë së Beratit, arrestohet 39-vjeçari

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi po kryente ndërtime në banesën e tij e cila mbulohet nga zona muzeale e kalasë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet B. K, i cili u arrestua teksa po kryente ndërtimin e paligjshëm.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë  D.K., 61 vjeçe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.  

Nuk ka shpëtuar as inxhinieri i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Berat, E.Z, 34- vjeç i cili gjithashtu është proceduar nga Policia, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë