Ka ndodhur

Ndërtim pa leje në Voskopojë, arrestohen punëtorët e objektit

Tre persona janë arrestuar, pasi u kapën duke kryer ndërtime pa leje, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i ndërtesës ku po kryheshin punimet.

Policia e Korçës, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Voskopojë, Korçë, ka konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Në pranga u vunë I.K., 45 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, F.K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E.K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, të cilët u kapën duke kryer punime në një objekt.

Gjithashtu u shpall në kërkim pronari i ndërtesës, A. Sh., banues në Tiranë, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk dispononte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë