Lajme

Ndërron jetë sa del nga deti pjesëtari i Maratonës Kombëtare të notit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mesditën e kësaj të diele.
Një nga pjesëtarët e Maratonës Kombëtare të Notit të grupmoshave 10-80 vjeç ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për Mark Ademin, 72 vjeç nga Lezha. Ademi ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq.
Në vend ka mbërritur ambulanca dhe e ka transportuar në spital, por ka qenë tepër vonë për garuesin nga Lezha, i cili ka ndërruar jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë