Lajme

Ndërron jetë polici rrugor në Berat

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital efektivi i Policisë Rrugore të qarkut Berat, Myslym Bakërri.

Ai ka qenë në krye të detyrës në momentin që është aksidentuar.

Po patrullonte me mjetin e policisë në aksin Urë Vajgurore – Kuçovë, kur është përplasur me një mjet tjetër, tip Volsvagen.

Polici i Rrugores është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ditën e sotme ka ndërruar edhe jetë.  

Funksioni i tij në Policinë e Shtetit ishte: “Trup shërbimi në sektorin e qarkullimit rrugor” të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë