Kinema

Ndërron jetë “Pantera e Zezë”

Aktori amerikan, Chadwick Boseman, i njohur më së shumti për rolin e “Panterës së Zezë” në filmin me superheronj të Marvel po me të njëjtin titull ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.

Aktori vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxheles, duke humbur betejën me kancerin. Ai ishte diagnostikuar me kancer në zorrë katër vite më parë, por nuk e bëri asnjëherë publik lajmin.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka tronditur Hollivudin.

“Një luftëtar i vërtetë, Chadwick i fitoi të gjitha dhe solli për shumë prej jush filmat që aq shumë i doni”, tha në një komunikatë familja e aktorit.

Boseman ka luajtur në filma si Marshall, Da 5 Bloods, Ma Rainey Black Bottom e shumë role të tjera, si protagonist dhe joprotagonist. Por famën dhe rekordet do t’i vendoste me rolin e Mbretit Tçalla në filmin “Pantera e Zezë”.

Përveç pritjes së mirë nga kritika dhe arkëtimit të 1.3 miliardë dollarëve nëpër kinema në të gjithë botën, filmi në fjalë është cilësuar edhe si një revolucion në botën e kulturës, për shkak se kishte një kastë të madhe me aktorë me ngjyrë dhe po ashtu edhe regjisorin, Ryan Coogler.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë