Art dhe Kulture

Ndërron jetë nga koronavirusi ylli i Broadway, Nick Cordero

Nick Cordero ka ndërruar jetë si pasojë e covid-19 në moshën 41 vjecare. Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e tij në instagram; “Tashmë zotit iu shtua një ëngjëll”

Debutimi i Nick ishte në “The toxic avenger”.  Më pas u bë pjesë e “Rock of Ages” në rolin e Dennis.

Cordero u shfaq në Broadway në vitin 2014 në “Bullets Over Broadway” në rolin e Cheech, për të cilin u nominua  për cmimin “Tony” si aktori më i mirë në një muzikal dhe çmimin “Drama Desk”. Ai fitoi çmimin e kritikës si aktori më i mirë.

Në mars 2016 ai u bashkua produksionit të Broadway “ Waitress” në rolin e Earl. U largua nga Waitress për t’u bërë pjesë e kastit të “A Bronx Tale” në rolin e Sonny.

Në vitin 2017, ai mori rolin e Victor Lugo në "Out of the Blue" dhe "Heavy is the Head", episodet e katërt dhe të dhjetë të sezonit të tetë të dramës “Blue Bloods”. Ai luajti në vitin 2018 në "Yours six", episodi i njëzetë i sezonit të tetë të shfaqjes.

U shtrua në spital më 30 mars të 2020 ku gruaja e tij raportoi se ai ishte në gjendje kritike. Më 18 prill 2020 këmba e tij e djathtë u pre si rezultat i komplikimeve nga sëmundja. Që nga 1 maji ai pati dëmtime të mëdha në mushkëri dhe kishte humbur vetëdijen deri ditën e sotme kur dhe ndërroi jetë.

Copyright ©️ Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë