Sociale

Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku i Endokrinologjisë

Ka ndërruar jetë nga Koronavirusi mjeku Geron Husi, në moshën 50-vjecare. Lajmi është bërë i ditur nga mjeku infeksionit, Tritan Kalo me anë të një statusi në rrjetin social "Facebook"
"Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor. I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte," shkruan Kalo.
Hysi ishte mjek në shërbimin e Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe prej ditësh po kurohej në Turqi, për shkak të gjendjes së rëndë nga Covid-19


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë