Ka ndodhur

Ishte infektuar me Covid, humb jetën mjeku nga Vlora

Një mjek nefrolog nga Vlora ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Bëhet fjalë për doktor Fejzi Alushin, 67 vjeç, i cili nuk ia ka dalë të mposhtë virusin e rrezikshëm.

Lajmin e trishtë e bëri publik Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, përmes një postimi në Facebook.

Mësohet se Alushi, edhe pse në moshë pensioni, kishte vazhduar detyrën në këtë periudhë të vështirë, kur edhe ishte infektuar.

Kush ishte doktor Fejzi Alushi

Nga viti 1995 e në vazhdim, Lektor i Sëmundjeve të brendshme në Fak.Shëndetit Publik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Studime Universitare dhe Grada Akademike

2012-Doktor i Shkencave Mjekësore. Fakulteti i Mjekësisë Tiranë.

1979 – Mjekësi e Përgjithshme. Fakulteti i Mjekësisë Tiranë.

Botime Universitare dhe Monografi

2008-Botim Libër “ Sëmundjet e Brendshme” II

2005-Botim Libër “ Sëmundjet e Brendshme” I

2013- Botim Libër Geriatria-Gerontologjia

Eksperienca Profesionale Mjekësore

2005-2007 Drejtor i DRSKSH Vlorë.

1979 e ne vazhdim Mjek Patolog, Nefrolog, Ekografist.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë