Futboll

Ndërron jetë në moshën 57-vjeçare drejtuesi i lartë i Fiorentinës, Joe Barone

Gazeta Si - Drejtuesi italo-amerikan luftonte me vdekjen që prej së dielës, pas një arresti kardiak.

Joe Barone nuk ia doli. Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, i shtruar në terapi intensive në Milano prej së dielës, pasi u ndje keq në hotel para ndeshjes me Atalantën, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Pranë tij në momentet e fundit të jetës ishin bashkëshortja Kamila dhe katër fëmijët.

Barone, që nesër do të mbushte 58 vjeç, mbahej në jetë nga ajo që quhet “resurrection machine”, një aparat i kohëve të fundit që përdoret për rastet më të rënda dhe që ka shpëtuar shumë jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë