Ka ndodhur

Ndërron jetë mjeku nga Kavaja. U rikthye nga pensioni për t’u shërbyer pacientëve me Covid

Mjeku nga Kavaja Idajet Deda, ka humbur jetën nga pasojat pulmonare që i ka shkaktuar Covid-19.  Mediat bëjnë me dije se mjeku ishte në moshën 67-vjeç dhe specialiteti i tij ishte pediater.  Për sa i përket sëmundjes, mjku kishte 40 ditë që vuante nga Covid-19 dhe ishte negativizuar prej 20 ditësh.
Deda ishte rikthyer në spitalin e Kavajës për të dhënë kontributin e tij pas nevojës së spitalit për mjekë gjatë periudhës së Covid-19.
Studime të ndryshme kanë treguar që Covid-19 përveçse është një virus i rrezikshëm që mund të të marrë jetën në momentin e infektimit, pasojat që lë janë po aq të rrezikshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë