Njerez

Ndërron jetë miku i ngushtë i Rocky-t, aktori Burt Young

Aktori i dashur i filmave, që luajti Paulie Pennino, në krah të Sylvester Stallone ka ndërruar jetë në Los Angeles.

Burt Young, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmat e Rocky-t, sapo kishte mbusur 83 vjeç kur e bija e tij, Anne, konfirmoi vdekjen.

Young, i lindur me emrin Gerald Tommaso DeLouise, po punonte në kinematografi deri ditën e fundit të jetës dhe pritet që të jetë pjesë e 4 filmave që do të publikohen pas vdekjes së tij.

Ai ndërtoi një karrierë duke luajtur personazhe të ashpër, të klasës punëtore dhe shpesh të trazuar, me kompleksitet të thellë dhe paqartësi morale. Performanca e tij e krijimit të karrierës në Rocky e forcoi këtë karakter dhe ai përfundoi duke u shfaqur në të gjashtë filmat e Rocky.

Role të tjera Young përfshijnë Chinatoën (1974), The Gambler (1974), Once Upon a Time In America (1984), Back to School (1886), Last Exit to Brooklyn (1990) dhe Transamerica (2005), ndër të panumërt të tjerët.

Ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes. Young ka lënë pas të bijën dhe një nip.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë