Ka ndodhur

Ndërron jetë 69-vjeçari në Berat, u asfiksua nga tymi i mbeturinave që po digjte

Një 69-vjeçar ka gjetur vdekjen në arën e tij pasi kishte shkuar për të djegur mbeturinat dhe është asfiksuar nga tymi i mbetjeve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në zonën e quajtur “Bllokut i Fiqve”, në Uznovë të Beratit.
Raportohet se 69-vjeçari Asqeri Lybeshari është parë nga banorët e zonës në momentin e rrëzimit mbi mbeturinat e djegura, të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit.
Burimet zyrtare të Policisë bëjnë me dije se në spital ka arritur pa shenja jete për shkak të djegieve të shumta dhe asfiksimit nga tymi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë