Ka ndodhur

Ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit dy oficerë policie të burgut 313, dyshohet se pësuan atak kardiak

Dy oficerë policie kanë ndërruar jetë në burgun 313, njëri pas tjetrit.

Fillimisht ka ndërruar jetë Zog Muhametaj dhe më pas në mesnatë Pëllumb Vrana.

Rreth orës 21.36 minuta të mbrëmjes kur po ndërrohej turni, Muhametaj ka qenë duke bërë instruktazhin e stafit që do merrte shërbimin dhe nga pyetja e dëshmitarëve atij i ka rënë të fikët.

Menjëherë është dërguar urgjent me autoambulancë për në Spitalin Ushtarak por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Mbas kësaj, kur po kryheshin veprimet hetimore, Pëllumb Vrana, me detyrë teknik i kamerave, 62 vjeç, banues në Tiranë, në orën 24:00 gjendej në zyrën e Drejtorit të institucionit dhe po këqyrte kamerat bashkë me Drejtorin e Policisë, Shefin e Sektorit të SHKB dhe Shefin e Sektorit të Kamerave në Drejtorinë e Policisë dhe, në një moment, Pëllumbit i ka rënë të fikët, i është dhënë ndihma nga të pranishmit e është dërguar me ambulancë te Urgjenca e QSUT dhe aty, rreth orës 01:00, ka humbur jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë